Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, i është përgjigjur Arta Dades, pas sulmeve të ashpra të kësaj të fundit ndaj Edi Ramës, që e ka krahësuar atë me Berishën.
Reagimi:
E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për cfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për cfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete.
Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën!
Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS, që nga Saliu e deri tek Mona…
Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti s’ke qënë e s’do të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij.
Pandëshkueshmëria më e madhe se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë!
Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish.
Përqafime, Blerina.