Pas dasmës sekrete në ishullin e pabanuar, Alban Skënderaj zbulon se kur do të festojë me shoqërinë (FOTO)

Shkencë & jetë

Një ditë më parë, dy këngëtarët e njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, zbuluan për fansat e tyre të shumtë se pas 12-vitesh që janë bashkë, kanë kurorëzuar dashurinë në martesë.

miriam albani

 

Çifti e mbajti sekret ceremoninë e organizuar më 7 maj të 2019 në plazhin e një ishulli të pabanuar. Vetëm një ditë më parë ata publikuan fotografitë në profilet e tyre në “Instagram”.

Urimet kanë qenë të shumta nga fansat, por edhe nga kolegët e tyre. Madje këngëtari i njohur, Renis Gjoka, jo vetëm e uroi por e pyeti dhëndrin: “Kur do e djegim?”.

alban miriam

Kësaj pyetje Albani i është përgjigjur: “Shumë shpejt”, duke lënë të kuptohet se mund çifti mund të planifikojë një festë edhe për miqtë dhe familjarët.

Ndërkohë një ditë më parë, kantautori i shoqëroi fotografitë edhe me një dedikim shumë të bukur për dashurinë e tij me Miriamin.

alban miriam1

“PO!

U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.

U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!

U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.

Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

PO … deri sa vdekja te na ndaje!

7 Maj, 2019”, shkruan Albani.

alvbani miriam

Miriam, e veshur me një fustan të thjeshtë nusërie dhe me vello të gjatë dhe Albani me një kostum të bardhë, i thanë “po” njëri-tjetrit pak metra nga vendi ku kantautori i propozoi këngëtares në vitin 2013.

Share: