Jonida Maliqi ka performuar në finale në skenën e “Eurvizionit” në Izrael. Ajo ka shkëlqyer edhe në performancën e mbrëmshme përpara publikut mbarë-europian.
Maliqi u prit me duartrokitje të shumta. Koreografia e saj ishte e mahnitshme, ndërsa u prit mjaft përzemërsisht. Shqipëria kaloi në finale dy ditë më parë, ku Shqipëria e mori këtë të drejtë pas votave të mbërritura në festival.
Kënga e Jonida Maliqit është vlerësuar maksimalisht edhe nga publiku. Në përfundim ajo uroi në shqip, publikun që e duartrokiti.
Edhe pse pati një paraqitje dinjitoze, Jonida Maliqi u rendit në vendin e 18. Kjo për një varg arsyesh, që lidhen më shumë me votat që jepen mbi baza miqësish ndërmjet shteteve sesa paraqitjes.