ZANORET – POEZI NGA ARTHUR RIMBAUD

Libri

A e zezë, E e bardhë, I e kuqe, Y e gjelbër, O blu: zanore
Lindjet e mistershme do t’ua them ndonjë ditë
A korset i zi leshtor mizash të përndritura 
Që vërtiten rrotull ndyrësive mizore.

Gjinj hijesh, E naivitet avujsh e tendash
Ushta akujsh krenarë, mbretër të bardhë, buqeta të dridhshme;
I, të purpurta, gjak i pështyrë, qeshje buzësh të hijshme
Në zemërim të egër apo dehje pendesash;

Y, cikle, dridhje hyjnore e deteve në zbehje,
Paqe kullotash të mbjella me kafshë, rrudha në prehje
Që alkimia thadron në studimet pa skaj;

O Trumbetë e lartë plot britma shurdhuese,
Nëpër Botë dhe Engjëj qetësi përshkruese:
O, Omega, rreze vjollcë e Syve të Saj!

Share: