Kush e tradhtoi Ana Frankun?

Histori

Kur në 14 gusht të 1944 Ana Franku dëgjoi një goditje të thatë muri e kuptoi se diçka po ndodhte. Nuk ishte një tingull i zakonshëm në atë vend sekret. Këtë zhurmë e kishte dëgjuar pak muaj më parë kur Gestapoja kishte inspektuar ndërtesën, ku jetonte e fshehur nga nazistët, gjatë pushtimit gjerman në Hollandë. Ajo u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë. Të gjithë, përveç të atit, Otto Frank, vdiqën në kampe. Pas 73 vitesh hapet një hetim i udhëhequr nga një ish agjent i FBI-së, i cili kërkon të zbulojë misterin më të madh të Holokaustit dhe të Luftës së Dytë Botërore. Kush e tradhtoi dhe dorëzoi Ana Frankun? Vince Pankoke, një hetues i agjensisë federale të Amerikës do të ndërtojë historinë se si u kap vogëlushja në banesën ku jetonte e fshehur në Amsterdam. Pankoke do të realizojë një skanim të materialeve historike plus edhe teknologjinë që nuk ka qenë shfrytëzuar në hetimet e mëparshme. Qëllimi është të zbulohet se kush e lajmëroi policinë gjermane dhe t’u tregonte vendin e saktë ku gjendeshin një grup çifutësh. Do të shfrytëzohen arkivat e Uashingtonit, Hollandës, Gjermanisë dhe Izraelit.  Për këtë është ndërtuar një maket i banesës ku fshihej Ana. Do të analizohen tridimensionalisht se si perceptoheshin zhurmat nga brenda jashtë dhe do të përdoren teknika digjitale inovatore që do të lejojnë të kuptohet udhëtimi i tingujve përmes mureve të banesës. Ky është një mister që nuk ka mundur të zgjidhet. Ka patur edhe hetime të mëparshme në vitin 1948 autoritetet hollandeze pretenduan se e kishin zbuluar informatorin, por pa sukses. Dështuan sërish në vitin 1963. Ana Franku jetoi e fshehur për dy vite, derisa për motive të panjohura në 14 gusht përfundoi në kampin e përqendrimit nazist. Sipas regjistrave naziste, Ana vdiq në shkurt të 1945 në Bergen-Belsen, një nga ferret gjermane, ku numri i çifutëve të mbledhur në Hollandë ishte 110 mijë. Shpëtuan vetëm 5500. Në fillim u mendua se informatori ishte Wilhelm van Maaren, pronari i dyqanit që e dinte mjaft mirë vendndodhjen, por tani hetuesit janë të hapur ndaj çdokujt. Ajo që dihet me siguri është se tradhtari ishte i njohur nga familja Frank, të paktën kështu besohej gjithmonë. Kur Otto Franku u kthye në verën e 1945 supozoi  se dikush i kishte dorëzuar. Megjithatë teoria  nuk kufizohet vetëm me tradhtinë. Besohet se policia ishte në vendndodhje për motive të tjera dhe ata rastësisht u gjetën, referon  kështu The New York Times.

Share: