Studimi: Testi teorik i makinës më i vështirë se sa duhet

Shkencë & jetë

Numri i aplikantëve që marrin patentën ka pësuar rënie në gjithë botën dhe kjo për shkak të testit të teorisë që po bëhet çdo vit e më i vështirë.

Gjatë dekadës së fundit ka pasur një mori reformash nga departamentet e transportit në mbarë botën për të rritur shkallën e vështirësisë të testit teorik që nga viti 1997.

Sipas The Times, pyetjet me përgjigje të shumëfishta e vështirësuan shumë kalimin e testit me sukses. Nga 2.800 shoferë në Britaninë e Madhe, për këtë test vetëm 1 në 10 nënvizuan përgjigjet e duhura.

Edmond King, një nga hulumtuesit e këtij studimi u shpreh se disa nga pyetjet janë mjaft të paqarta dhe padyshim që është i domosdoshëm që disa prej tyre të jenë pak më të drejtpërdrejta dhe të ndihmojnë shoferët në praktikën e ngarjes së makinës.

Si pjesë e këtij hulumtimi, 2800 aplikantët kërkohej që t’u përgjigjeshin 50 pyetjeve dhe e kalonin testin vetëm nëse arrinin që për 43 prej tyre të përgjigjeshin saktë.

Shifrat treguan se gjatë vitit 2017-2018 vetëm 48.7% e aplikantëve arritën ta kalonin testin dhe kjo është përqindja më e ulët që nga viti 2013-2014 kur testi kaloi online.

Gjatë vitit 2007-2008 shkalla e kalueshmërisë ishte 65.4% dhe gjatë vitit 2013-2014 kur testi behej në internet, shkalla e kalueshmërisë ra në masën 45.7 % për meshkujt dhe 49.2 % për femrat.

Studimi gjithashtu tregoi se gratë kanë më shumë gjasa të kalojnë testin teorik të patentës sesa burrat.

Share: