Zbulohet “pika zero e historisë”, ja vendi me histori 12.000-vjeçare

Shkencë & jetë

Gobeklitepeja, për të cilën supozohet se ka një të kaluar 12.000-vjeçare, u bë shkak për të ndryshuar tërë njohuritë e deritanishme në lidhje me historinë e njerëzimit. Para zbulimit të Gobeklitepesë supozohej se njerëzimi me zbulimin e kultivimit bujqësor ka kaluar në jetë rezidente, nuk dinte të përdorë hekurin dhe se ende nuk kishin filluar me prodhimin e qeramikës. Ndërsa Gobeklitepeja nxori në pah që njerëzit edhe gjatë kohës kur ishin gjuetarë jetonin një lloj jete rezidente. Për këtë arsye Gobeklitepeja vlerësohet si “Pika zero e historisë”.

Gobeklitepeja, e dalë në pah si rezultat i gërmimeve që filluan në vitin 1995 nga arkeologu gjerman, Klaus Schmidt, në vitin 2018 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe supozohet se do të mund të vazhdojnë për 150 vjet. Studimet sipërfaqësore të bëra në këtë zonë, nxorën në pah se këtu ndodhen mbi 15 ndërtime dhe mbi 200 obeliskë të cilat presin të shohin përsëri dritën e diellit.

Share: