OSBE: Dhuna, rrugë e shkurtër politike, kush e përdor dështon

Kryesore Politikë

Edhe OSBE ka reaguar lidhur me tensionet e regjistruara dje në protestën e opozitës. Përmes një postimi shpërndarë mediave, OSBE shprehet se organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”- thuhet në njoftimin e OSBE.

Share: