E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Takimi mes tyre siç bëhet me dije, është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.