Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila e quajti atë “argat të Beogradit”.
I ftuar në emisionin “opinion”, Thaçi ka reaguar ashpër, ndërsa tha se Berisha, sipas tij ka bërë mëkate të mëdha gjatë luftës së Kosovës dhe propagandë të egër ndaj UÇK-së.
“Unë çuditëm si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci.
Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Milloshevicit ne terren, ka qenë dhe propaganda e zotit Berisha për UÇK-në maksiste-leniniste etj.
Kam shkuar në zyrën e tij pas lufte dhe kemi pasur komunikim.
Kur kam qenë kryeministër, kemi pasur respekt reciprok. T
ani nuk kuptoj dhe shprehem i keqardhur për gjendjen e tij emocionale, si gërmadhë e skenës politike shqiptare”, tha Thaçi.