Tërshëra, ushqimi plot fibra që zhduk urinë me “magji”

Shkencë & jetë

Tërshëra është një ushqim mjaft i lehtë dhe me vlera të mëdha ushqimore në të njëjtën kohë. Ajo ndihmon për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Mund të përdoret nga të gjithë, nga fëmijët, nga të moshuarit dhe nga personat që merren me aktivitete sportive. Ky lloj ushqimi largon urinë, simptomat e lodhjes, ndihmon në funksionin e duhur të zorrëve dhe ul rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.
Ja se si mund ta përdorni në jetën e përditshme nga vakti i mëngjesit deri tek maskat e bukurisë:

 

Si vakt mëngjesi

Prej shekujsh, në Europën Veriore, tërshëra gjithmonë është përdorur për të përgatitur qullin e famshëm, që është i njohur në gjithë botën. Por mund ta përdori edhe në mënyra tepër të thjeshta. Në një enë hidhni tërshërë, qumësht ose kos, shtoni fruta të thata, por më shumë shkon me boronicën. Një pjatë tepër e shijshme për mëngjesin tuaj. Tërshëra ka aftësi që t’ju largojë urinë, sepse në qoftë se e hani për mëngjes, nuk do t’ju duhet të hani më para vaktit të drekës. Ajo këshillohet edhe për personat që mbajnë diete, duke u përdorur me kos dhe fruta të thata.

Përfitimet nga tërshëra
Të konsumojmë tërshërë ose miell tërshërë bën shumë mirë për tretjen. Në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave në të, ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku, ata që vuajnë nga refleksi, ndihmon reduktimin e kolesterolit në gjak dhe ul rrezikun e infarkteve. Gjithashtu, mund të përdorët për të ulur aciditetit në trup, duke e përdorur vetëm me ujë.

E “ëmbël” në lëkurë
Mund të përdoret si maskë bukurie, sepse tërshëra zbut dhe mbron lëkurën. Në një gotë hidhni ujë ose qumësht të ngrohtë, një lugë gjelle miell tërshëre dhe një lugë kafe mjaltë. Më këtë masë masazhoni mirë fytyrën për disa minuta. Mund të përdoret dhe si skrap për trupin. Në një enë hidhni tërshërë, disa lugë gjelle vaj sipas dëshirës, si vaj argani, vaj bajame, vaj kokosi ose vaj ulliri, më pas shtoni sheqer ose kripë. Me këtë masë lyeni të gjithë trupin tuaj nga qafa tek këmbët, mbajeni 15 minuta pastaj shpëlajeni. Ky skrap është mjaft i mire kundër tharjes dhe skuqjes së lëkurës.

Share: