5 Maji, Rudina Hajdari e frymëzuar nga Konica: Shqipëria u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët

Aktualitet Kryesore Politikë

Për Ditën e Dëshmorëve ka reaguar në një postim në Facebook edhe Rudina Hajdari.

Ajo e quan 5 majin si një nga ditët më të rëndësishme e të shenjta për kombin shqiptar.

Hajdari, gjithashtu nuk ka ngurruar të thumbojë edhe një herë tjetër politikanët shqiptarë duke cituar një thënie të Konicës.

Sipas Hajdarit rinia e sotme ka sfidën e rëndë përpara për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Data 5 maj është një datë e shenjtë për kombin shqiptar. Në gjithë historinë, kjo është datë unike dhe e padiskutueshme sepse ka të bëjë me kontributin e dëshmorëve që sakrifikuan për çlirimin e atdheut të tyre nga fashistët por jo për pushtimin nga rregjimi. Lavdi dhe Mirënjohje për të gjithë të rënëve të të gjitha kohërave.

Faik Konica: “Në qoftëse e papritura u ngjet, në qoftë se Shqipëria-fjalë fatale- vdes, aherë mund pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gje të varrit të saj: u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët”.

Brezat e sotëm, sidomos ata që nuk e jetuan komunizmin me paradokset dhe çmendurinë e tij të paimagjinueshme kanë rastin të mësojnë nga gabimet dhe trashëgimia e brezave te humbur, që të mbajnë gjall endrrat, ende të paralizuara, për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në familjen e europiane.

Share: