Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar sërish që fitorja e bashkisë së Stambollit nga opozitari Ekrem Imamoglu të deklarohet e pavlefshme dhe të riorganizohen zgjedhje të reja për këtë bashki.
Presidenti turk ka shtuar kështu presionin nga Komisionit Suprem të Zgjedhjeve, për rifillimin e një procesi të ri zgjedhor për bastionin erdoganist, Sttambollin.
‘Ka pasur manipulime, ka pasur raste korrupsioni. Ejani të shkojmë sërish te populli dhe ju siguroj se ne do të pranojmë atë që do të vendosë populli’, ka thënë presidenti Erdogan gjatë një takimi me biznesmenë turq.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Turqisë, parashikon të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën AK-së, partisë së presidentit Erdogan, për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 31 marsit në Bashkinë e Stambollit, bashki të cilën kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, e fitoi me diferencë të vogël votash.
Rinumërime të pjesshme në disa zona, kanë konfirmuar rezultatet fillestare në Ankara dhe Stamboll, duke bërë kështu që CHP-ja kundërshtare e Erdogan, ta etiketojë këtë të fundit si ‘një humbës të madh’, i cili po tenton të provojë të gjitha mënyrat për të ruajë pushtetin mbi kryeqëndrën ekonomike të Turqisë.