Efekti i të pirit shume kafe/ Lind fëmija me ngjyrë nga prindër të bardhë, shkak, “konsumi i tepërt i kafes”

Shkencë & jetë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një spital në Valencia të Spanjës, ku një grua 24-vjeçe, e bardhë lindi foshnjë me ngjyrë, edhe pse burri i saj ishte gjithashtu u i bardhë. Pasi partneri pa foshnjën, kërkoi menjëherë sqarime.

“Unë nuk jam racist, nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij, por dyshoj se më ke tradhtuar”, i ka thënë ai gruas, sipas dailymail. E befasuese ka qenë përgjigjja e nënës së re: Nuk të kam tradhtuar, por fajin e ke ti sepse pi shumë kafe, ditë natë, çdo moment, kjo është arsyeja.

Ky argument duket e se ka bindur burrin, i cili tha se i vinte keq që kishte dyshuar tek e dashura, ndërsa tha: Është e vërtetë që kam pirë shumë kafe kohët e fundit dhe kjo ka ndikuar në një farë mënyre. I besoj partenerse sime dhe nuk do ta bëj testin e atësisë.

Share: