E rëndë në Klos/Vetëvritet i riu pas sherrit me njerëzit e bashkëshortes

Kronikë Kryesore

Një 30 vjeçar ka vrarë veten sot, pak pasi është konfliktuar me njerëzit e gruas së tij.

Informacionet paraprake  bëjnë me dije se i riu i identifikuar si Ari Hoxha, ka vrarë veten pas sherrit me njerëzit e gruas. Mësohet, ndër të tjera se ngjarja ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë të bashkisë Klos.

 

30 vjeçari  ka vrarë veten 300 metra larg banesës së gruas së tij. Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vend, ku edhe është gjetur trupi pa jetë i 30-vjeçarit.

 

Share: