89 shtetas në procedim nga policia gjatë 24 orëve të fundit

Aktualitet Kronikë Kryesore

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, nga këta: 14 janë arrestuar në flagrancë, 62 ndiqen në gjendje të lirë dhe 13 janë ndaluar.

Janë kapur dhe ndaluar 10 shtetas në kërkim, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, 1 i dënuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”; 2 në qarkun Korçë, 1 i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, 1 i dënuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”; 4 në Lezhë, 1 i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Vrasja me dashje”, 3 të dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Fier, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Korçë, 1 në Fier, 1 në Gjirokastër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në qarkun Elbasan, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në qarkun Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 11 raste të “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 2 raste në qarkun Durrës, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 3 në Korçë, 1 në Shkodër, 1 në Durrës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, 1 në qarkun Durrës dhe 1 në Fier, të cilët po procedohen në gjendje të lire; 1 në Fier, i cili u arrestua në flagrancë. Janë evidentuar 2 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të “Shkatërrimi i pronës”, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Për 2 rastet e tjera në Tiranë dhe Fier, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i protestave të paligjshme”, në qarkun Shkodër, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 12 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Share: