E vendos Instagram, Like-t do të bëhen të padukshme

Shkencë & jetë

Dita ditës përdoruesit e Instagram ndihen në një presion të padukshem lidhur me faktin se kush ka më shumë pëlqime në postime. Pikërisht për këtë arsye rrjeti më i madh social në botë po konsideron fshehjen e numrit të opsionit like, kështu që audienca nuk mund të shohë se sa njerëz kanë pëlqyer një post individual.

 

Kjo nismë u zbulua para pak kohësh nga Jane Wong, i cili thotë se testi i Instagram dëshiron që ndjekësit të përqëndrohen në atë që ju ndani dhe jo se sa shumë njerëz i pëlqejnë postimet tuaja. Vetëm personi që ka postuar një foto do të jetë në gjendje të shohë numrin e pëlqimeve që ka marrë. Instagram thotë se nuk e ka testuar këtë veçori. Në një deklaratë një zëdhënës i kompanisë u shpreh se: “Ne nuk po e testojmë këtë për momentin, por eksplorimi i mënyrave për të zvogëluar presionin mbi Instagram është diçka që ne po e konsiderojme.”

Ky do të ishte një ndryshim masiv në mënyrën se si funksionon platforma. Në këte menyre njerëzit do te inkurajohen që të postojnë përmbajtje me qualitet dhe jo thjesht per te marre sa me shume like.

Share: