“Për Shqipërinë dhe Kosovën”, del në dritë dorëshkrimi i poezisë në gjermanisht nga Lasgush Poradeci

Kulturë Libri Reportazh / Profil

Studiuesi dhe profesori i letërsisë, Kristaq Jorgo ka postuar në rrjetin social facebook shqipërimin e një poezie në dorëshkrim të Lagush Poradecit, të cilën poeti e shkroi në gjermanisht. Postimi i plotë i studiuesit Kristaq Jorgo, na njeh me detajet dhe kontekstin e këtij dorëshkrimi të rrallë, të cilin e bëri publik vajza e poetit, Marie Lasgush Poradeci:

 

Nga profesor Kristaq Jorgo

Me kureshtje vura re sot në Cower photo-n e faqes së Marie Lasgush Poradecit riprodhimin e një dorëshkrimi. Kureshtja u kthye në befasi e befasia në gëzim kur kuptova se gjendej aty një poezi e Poetit në gjermanisht!

Për ta bashkëndarë gëzimin, kuturisa ta përkthej në shqip.

Falenderoj përzemërsisht Bijën e Poetit, Marien, e cila pati mirësinë të më japë lejen ta përcjell në faqen time dorëshkrimin tok me një skicë që L. Poradeci i ka bërë Profesorit të Tij të Sanskritishtes, Martinak.

 

Siç dallohet lehtë, poezinë e shoqërojnë dy shënime sqaruese shqip.

“Shih rradhuan e Kurseve të Prof. Martinak-ut [Die Sanskrit-Übersetzungen/Përkthimet nga Sanskritishtja], në faqen 27.
Graz, 19. 1. 1926
Lasgush

Kur i-a bëra Richard Pichler-it vjershën gjermane për Shqipërinë (Kosovën) dyke ndryshuar emrin “Albania”.”

———————————–

[Shënimi im: Richard Pichler-i ishte njëri nga dy djemtë e familjes Pichler, në shtëpinë e së cilës jetoi Poeti gjatë viteve të tij të studimit në Grac.
Ndryshimi i emrit “Albania”, për të cilin flet Poeti, ka të bëjë me faktin se ai vendos në fund të poezisë (për hir të rimës, ndoshta dhe me ndonjë tjetër funksion) këtë trajtë, dhe jo trajtën ‘Albanien’ të gjermanishtes. Në sprovën shqipëruese parapëlqeva ta le trajtën ‘Albaniá’, e cila këtu, ashtu si në origjinal, duhet shqiptuar me theks në rrokjen e fundit.]

————————————-

An Albanien

Groβe Stunde, dir ich meine
Steig’ empor und werde Licht!
Daβ sich Stamm dem Stamm vereine!
Bess’re Heimat weiβ ich nicht.

Haβ der Welt und Sklawenschande
Heiβt das Leid, das uns geschah:
Nimm dein Kind von Slawenlände
An dein Herz, ALBANIÁ.

==========================

Për Shqipërinë

Orë e madhe, ty të lutem,
Ngjitu lart edhe shëndrí!
Bëj që fis me fis të lidhen,
Átme t’shenjtë më, un’ s’di.

Helm i botës, turpa skllave
Quhet dhembja që na ra:
Merr tët bij’ prej vënde sllave
N’gjiun tënd, ALBANIÁ.

Image may contain: text
Image may contain: Marie Lasgush Poradeci, closeup
Image may contain: text
Share: