Blogeri i njohur Olti Curri deklaroi publikisht se nuk i pëlqen fakti që moderatorja Alketa Vesiu publikoi pamje nga shtëpia e rrënuar e Xheison Baftit, “Tarameles” së “Në kurthin e Piter Pan”.
Olti dhe Alketa kanë replikuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa mbrëmjen e djeshme moderatorja u përplot në emision, teksa tha se është rritur edhe vetë në një shtëpi të tillë.
Mirëpo duket se blogerit nuk i ka dalë inati, pasi është tallur sërish me Alketën.
Ai ka publikuar një video në Instastory ku shihet duke kërkuar në google “Kur qau Niçja” dhe më pas e fshin atë për të shkruajtur “Kur qau Alketa”.
Kjo ishte edhe replika e fundit e Oltit, i cili duket se nuk ka ndërmend “të lëshojë pe”.