Rama refuzon titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Dibër, arsyeja

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama refuzon titullin “Qytetar Nderi” i dhënë nga Bashkia e Dibrës. Në një reagim të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrit sqaron dhe motivin e refuzimit.

“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, deklaron Kryeministria.

Dje Këshilli Bashkiak i Dibrës ka shpallur ‘Qytetar Nderi’ kryeministrin Edi Rama me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Share: