Një 16-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme, pasi akuzohet se i ka grabitur vërsën në qafë një 18-vjeçari italian.
Sipas mediave italiane, i mituri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, së bashku më një person tjetër, më 24 prill, kishin ndjekur 18-vjeçarin dhe e kishin goditur, duke tentuar t’i merrnin varësen e floririt që ai mbante në qafë. Identifikimi i shqiptarit u bë pas një përshkrimi të detajuar që 18-vjeçari italian kishte bërë në polici.
I mituri shqiptar u arrestua në një stadium në Itali, ku po zhvillohej një koncert me muzikë, ku sipas autoriteteve italiane, kishte shkuar me qëllimin e identifikimit të viktimave të tjera, për ti vjedhur.