Real Madrid ka pësuar një humbje në transfertën ndaj “fqinjëve” të Rajo Vajekanos.
Skuadra modeste nga periferia e Madridit ka marrë një tre pikësht të artë që i mban gjallë shpresat për të mbijetuar në Primera Divizion, megjithëse ende iu duhet një mrekulli.
Goli i vetëm i takimit ishte ai i spanjollit Embarba me penallti gjatë pjesës së parë.
Kjo ishte hera e parë në 23 vite që Rajo regjistronte një fitore ndaj “Los Blancos”.
Është e qartë se për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme duhen me qindra miliona euro në merkato dhe një punë e pamasë nga ana e Zidan dhe stafit.