NESËR TAKOHEN ME MERKELIN, RAMA, HARADINAJ E THAÇI BASHKË ME AVION PRIVAT DREJT BERLINIT

Politikë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë mbërritur në Berlin ku do të marrin pjesë në Samit me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Liderët politik të Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, kanë udhëtuar nga Prishtina drejt Berlinit me aeroplanin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Para nisjes, presidenti i Kosovës deklaroi se do të fliste në Samitin e Berlinit, lidhur me korrigjimin e kufijve.

‘Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë! HTH’, shkroi presidenti Thaçi në Facebook sapo mbërriti në Berlin.

Hasha.jpg

Share: