Detaje të tjera nga hajduti i famshëm vlonjat në Londër. Si u ndoq nga futbollisti i Premier League

Kronikë

I konsideruar “Hajduti i Wimbledon”, do të përballet me burg pasi ka pranuar 21 grabitje ndërtesash, duke marrë më shumë se 500 mijë paund bizhuteri dhe sende të çmueshme, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

 

Asdrit Kapaj, 42 vjeç, është i lidhur me një sërë sulmesh në ndërtesat e Wimbledon-t, përfshirë edhe të famshmin Boris Becker dhe futbollistin francez Nicolas Anelka.

Pronari i dyqanit të peshkut dhe babai i dy fëmijëve, pranoi vjedhjet me vlerë 550,000 paund në harkun e 10 vjetëve.

Por, prokurorët kanë frikë se vjedhjet e tij arrijnë në miliona paund, duke vlerësuar se ai mund të ketë vjedhur 200 shtëpi që nga viti 2008.

Një grup i madh banorësh shkuan pranë gjykatës për të festuar arrestimin e tij duke thënë se tani flinin të qetë.

“The Sun” shkruan sot se vjedhjet e tij mund të kenë nisur në korrik 2008 deri në shkurt të këtij viti kur edhe u arrestua.

“Scotland Yard” e ka lidhur më parë, “Hajdutin e Wimbledon”, me 200 vjedhje, por prokuroria nuk e akuzon për një numër të tillë.

Duke veshur një kapelë peshkatarësh, Kapaj u akuzua për shkatërrimin e sistemit të kamerave të sigurisë, dhe mund të ketë përdorur pinca të posaçme për të hapur dyert e apartamenteve.

Ai gjithashtu thuhet se është pikasur nga pronarët e shtëpive disa herë.

Në një rast, thuhet se ishte ndjekur nëpër një kopsht nga futbollisti francez Anelka, i cili ka luajtur për një sërë ekipesh të Premier League duke përfshirë Chelsean dhe Arsenalin.

Kapaj, i cili u paraqit në gjykatë duke veshur një palë tuta ngjyrë vjollcë, u arrestua në paraburgim.

Banorët e fshatit Wimbledon, përfshirë viktimat 81-vjeçare Philippa Beck, ishin në gjykatë për të festuar arrestimin e tij.

Zonja Beck, e cila ishte pronare orëve të arit, tha se ishte tronditur kur mësoi se hajduti po bënte një udhëtim vajtje-ardhje gati 500 milje për të grabitur në zonë.

Motivi i tij, siç sugjeroi ajo, nuk mund të jetë thjesht për para.

unnamed

/panorama

Share: