Rike Roçi është një nga vajzat më simpatike që u bë e njohur nga “Big Brother”. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndonjëherë publikon foto provokuese.
Së fundmi ajo ka patur një “përplasje” me një ndjekëse të saj, pasi kjo e fundit e ka akuzuar se ka bërë ndërhyrje plastike në trup”.
“He mi se edhe ti e bere je, ke bere hundën dhe gjoksin”, i ka shkruar fansja, të cilës Rike i është përgjigjur duke publikuar një foto.
“Ja mi shoqe e dashur, ne mengjes kjo foto plasi syte… Cfare sheh te bere ti ketu? Apo sheh qe jane te gjitha te bera dhe nuk ju besohet kush eshte natyrale vertete… S’kam asgje te bere une”, shkruan ish-banorja e “Big Brother” në foton e postuar në “Instastory”.