Grabitja, paralajmërimi i Lleshaj: Do ketë arrestime të tjera

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kukës, ku është ndalur edhe te grabitja e Rinasit. I pyetur rreth deklaratave të një ditë më parë në Kuvend, rreth shkatërrimit të grupit kriminal që fshihet pas ngjarjes, Lleshaj e ka cilësuar tashmë të shkatërruar grupin ndërsa ka paralajmëruar edhe arrestime të tjera.

“Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Une them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktivitete të pasur negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Procedurat e hetimit vazhdojnë ne funksion të zbardhjes dhe kapjen e autoreve. Do te ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë , fakte nuk ka.”-u shpreh Lleshaj.

Lleshaj ka komentuar edhe protestën e opozitës një ditë më parë në Kuvend, e shtrirë në 5 akset kryesore të vendit.

“Është e drejta e kujdo për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët , qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet, duke bllokuar rrugët mbytën qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthellohen e t’i thërrasin arsyet e të kthehen në rruget normale të politikës”-tha ministri Lleshaj.

Share: