“Luli do marrë gjysmën e qeverisë prapë e do shtyhen zgjedhjet?”, flet Rama: Ai do të bëhet kryeministër, por …

Aktualitet Politikë

Kryeministri Rama është deklaruar edhe njëherë sot prerë se, jo vetëm nuk do të ketë shtyrje zgjedhjesh, por kushdo që do të cenojë e prishë procesin do të përballet me burgun, sipas ligjit.

 

Nga Malësia e Madhe, Rama ka thënë se Basha kërkon të bëhet kryeministër, por për këtë, duhet më parë të marrë votat për të ardhur në pushtet.

“Ka një gjë që ata e kërkojnë ne nuk ia plotësojmë dot, Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë ik ti se do vij unë. Po shumë mirë, po të marrë votat, se unë i kam marrë votat nga ju, të bëj punën jo që të punësoj Lulin. Kjo është e pamundur, nuk e bëjmë dot dhe me shumë keqardhje për ata që ia dhanë votat, pasi shkuan në parlament dhe ai iku, e la edhe atë punë që kishte dhe tha unë jam populli dhe futet mes turmës dhe kërkon njerëz që ti bien murit me kokë, të thyejnë murin dhe të hapet rruga për të. Të gjitha ata që mendojnë që do shtyhen zgjedhjet, që Luli do marri gjysmën e qeverisë prapë, do prishen zgjedhjet këtu etj, u them që asgjë nga këto nuk a për të ndodhur, asnjë gjë, gjëja që duhet të ndodhë e jam i bindur është që pas zgjedhjeve duhet të rilindë PD, po kjo është punë e tyre”- tha Rama, duke paralajmëruar këdo që do të cenojë procesin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Ej, po ka një ligj që të con në burg nëse ti prek qendrat e votimit, dhe prish procesin, tani nuk e di ku do gjenden budallenjtë që të bëjnë burg për Lulin, apo Moniken, apo të dy bashkë, se duan patjetër pushtet”- tha ai.

Share: