ZAEV PARALAJMËRON ‘SPASTRIME’ NË KABINETIN E TIJ QEVERITAR

Politikë Rajon/Botë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar mbasditen djeshme gjatë një diskutimi publik, se do të ketë ‘spastrime’ në radhët e qeverisë së tij, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve.

Ai u shpreh se mbështetësit e LSDM-së janë të pakënaqur nga disa prej zyrtarëve në qeveri e si pasojë së shpejti do të ketë spastrime në nivel lokal dhe qëndror.

‘Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, e si pasojë do të ketë spastrime në nivel lokal dhe qëndror. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi duke punuar që t’i rregullojmë ato’, tha gjatë takimit me qytetarët në Shkup kryeministri Zaev.

Share: