Këngëtarja Besa Kokëdhima, e njohur dhe si vajza e kreut të ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhimës, është e ftuara e mbrëmjes së nesërme në emisionin ‘Xing me Ermalin’.
Pak minuta më parë ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale videon-promo të emisionit, ku dhe jepen disa momente nga intervista e saj.
Një nga pyetjet ka qenë vërtetë interesante dhe përgjigja e këngëtares po ashtu.
‘Cilët politikanë duhet të ishin në burg tani?’, pyet Mamaqi.
Ndërkohë Besa përgjigjet: ‘Ata që do të duhet të ishin, nuk janë’.