Nga Lutfi Dervishi
1. Jemi i vetmi vend që nuk lexojmë jo se nuk duam, por se nuk kemi metro!
2. Jemi i vetmi vend që më të mirin dhe më të zotin e duam ta shohim sa më shpejt sa më larg vendit!
3. Jemi i vetmi vend që në muajin gusht, më shumë se futbollistët në merkato lëvizin…gazetarët!
4. Jemi i vetmi vend që të “krisurve”, “ të “lojturve” në vend që t’i dërgojmë në spital u japim like në facebook.
5. Jemi i vetmi vend ku normali duket i çmendur, i çmenduri i mençur dhe i mençuri budalla!
6. Jemi i vetmi vend ku pastruesja ka turp të pastrojë, shoferi të drejtojë makinë dhe roja të ruajë!
7. Jemi i vetmi vend ku më lehtë mësojmë një gjuhë të huaj se të themi fjalët: më fal, të lutem, ndjesë!
8. Jemi i vetmi vend ku ..më shumë etikë kanë njerëzit brenda në burg se ata në Parlament!
9. Jemi i vetmi vend që kur nuk na pëlqen një punët publike të qeverisë në rrugë ngushëllohemi se i shohim më të bukura në instagram!
10 Jemi i vetmi vend që mblidhemi me dhjetëra mijëra dhe protestojmë fuqishëm në…facebook!