Është rritur në doganën e Kapshticës, fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe për Pashkë. Mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 6632 persona.
Ndërkohë i lartë raportohet të jetë edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë. Sipas burimeve te policise kufitare, të paktën 3004 qytetarë kanë dalë nga territori ynë në 24 orët e fundit. Situata në dogane është e qetëdhe nuk raportohen rradhë apo edhe vonesa.
Pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa dogana greke me dy sportele në dalje.